Revista Kêns

Revista Kêns asht nji platformë online, që i paraqitet publikut shqiptar, si organ i përvitshëm kritik. Në fakt ky medium asht ndër të (as)paktat alternativa komunikuese me lexuesin, me interes përkatës në fusha të tilla si: letërsi, albanologji, arte, shkenca të komunikimit, histori, filozofi apo domene interdisiplinore. Kêns (përndryshe Qenie) ka nji moto paraprijëse [që do të dalë dhe në ballinë, qysh nga numri II] që e përligj ma së miri emnin e revistës: Acta non verba – shprehjen latine, e cila asht filozofia e punës. Në vijim revista, sikurse dhe faqja, ka me pasë nji strukturë ma dinamike sa i takon krijimtarisë artistike, qoftë asaj botënore qoftë asaj shqipe. Detaje, të dhana eventuale, progresime e me radhë kanë me u ba të qarta gjatë shtegtimit të kësaj reviste.

Revista Kêns Nr.1

Revista Kêns asht nji platformë online ISSN:2521-7348

Revista Kêns Nr.2

Revista Kêns asht nji platformë online ISSN:2521-7348