Revista Kêns
Revista Kêns asht nji platformë online, që i paraqitet publikut
shqiptar, si organ i përvitshëm kritik. Në fakt ky medium asht
ndër të (as)paktat alternativa komunikuese me lexuesin, me interes
përkatës në fusha të tilla si: letërsi, albanologji, arte, shkenca
të komunikimit, histori, filozofi apo domene interdisiplinore.
Kêns (përndryshe Qenie) ka nji moto paraprijëse [që do të dalë dhe
në ballinë, qysh nga numri II] që e përligj ma së miri emnin e
revistës: Acta non verba – shprehjen latine, e cila asht filozofia
e punës. Në vijim revista, sikurse dhe faqja, ka me pasë nji
strukturë ma dinamike sa i takon krijimtarisë artistike, qoftë
asaj botënore qoftë asaj shqipe. Detaje, të dhana eventuale,
progresime e me radhë kanë me u ba të qarta gjatë shtegtimit të
kësaj reviste.